Oriola Marashi “pushton” pasarelën në Milano, me bikini “djeg” sfilatën (Video)

Ajo është një prej modeleve më në zë në Shqipëri, teksa shpesh e shohim në videoklipe të këngëtarëve të njohur, e së fundmi edhe në sfilita prestigjioze jashtë vendit.

Po flasim për zeshkanen simpatike Oriola Marashi, e cila di se si të qëndrojë në qendër të vëmendjes.

Dhe për t’ia dalë, duket se po përdor fotot dhe videot tepër “hot” nga sfilatat në pasarelat ndërkombëtare nga Spanja në Itali.

Së fundmi, Oriola ka marrë pjesë në një sfilatë të markës prestigjioze Guess, të drejtuar nga Paul Marciano.

Modelja shqiptare udhëtoi drejt Italisë, ku koleksioni pranverë- verë u prezantua në një sfilatë në Liqenin e Komos dhe Oriola parakaloi me dy veshje.

Njëra ishte me bikini ngjyrë rozë dhe një tunikë të bardhë sipër. “E dogja fare sfilatën”, shkruajti Oriola në Instagram, “pa modesti”.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.