‘Një demokrat nuk djeg shkolla dhe mandate’, Berisha i përgjigjet Topallit

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Tempora’ ka reaguar pas deklaratës të ish-deputetes Jozefina Topalli për skenat e dhunës dhe flakëve në një shkollë të Shkodrës, ku u dogjën materialet e KZAZ që ndodheshin brenda një klase.

Topalli ka reaguar ashpër duke kritikuar demokratët për veprimin e tyre dhe sipas saj një demokrat i vërtetë nuk djeg as shkolla dhe as mandate.

Ndërkohë Berisha i është përgjigjur Topallit duke thënë se kjo nuk është një betejë për pushtet, por një betejë për votën e lirë.

‘Kjo nuk është një betëjë për pushtet, është një betejë për votën e lirë. Secili ka të drejtë të ketë mendimin e vet. Përsa i përket kësaj beteje, unë kam bindjen e thellë që është për mbrojtjen e votës’, tha Berisha.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.