Kriza politike/ Senatori italian thirrje Ramës: Silluni si vend i përgjegjshëm i NATO-s jo si …

Jehona  e krizës politike në Shqipëri ka mbërritur prej kohësh në Itali, nga ku bëhen thirrje për zgjidhje dhe qetësim të situatës. Edhe sot, 24 orë pas zbulimit të përgjimeve nga Dosja 184 prej gazetës gjermane “BILD”, për situatën në vend ka reaguar senatori i “Lega Nord”, Manuel Vescovi.

Ai është anëtar i Komisionit të Jashtëm të Senatit italian, por njihet edhe si krahu i djathtë i zv/kryeministrit italian Mateo Salvini.

Vescovi shprehet se është duke ndjekur me shqetësim përkeqësimin e situatës politike në Shqipëri dhe fton partitë politike të vendosin dialogun si zgjidhjen e vetme politike paqësore dhe demokratike për vendin

Çdo zgjidhje tjetër sipas senatorit italin do të përkeqësonte pashmangshmërisht ngjarjet.

“Presim që Shqipëria të sillet si anëtar i përgjegjshëm i NATO-s dhe jo si një vend qartësisht konfliktual. Italia beson që vendi i Shqiponjave mund të përmbushë detyrimet e veta duke luftuar në përditshmëri fenomenet e përkeqësuara të kriminalitetit dhe korrupsionit, duke mbajtur dhe ruajtur kryesisht stabilitetin dhe standartet demokratike të cilat do të ishin të pamundura të garantoheshin pa zgjedhje të mirëfillta demokratike”, thotë ai.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.