Kriza politike penalizoi Shqipërinë për çeljen e negociatave! A do të ndahemi nga Maqedonia?

Vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë është shtyrë zyrtarisht për në vjeshtë. Lajmin e bëri të ditur Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn, I cilia theksoi se kriza politike në Shqipëri ka ndikuar tek disa prej vendeve anëtare. Referuar skepticizmit, madje edhe vjeshta nuk ofron asnjë siguri.

“Ajo që kam shpjeguar vazhdimisht është se BE dhe KE në veçanti ka rol të veçantë për përgatitjen e negociatave për zgjerimin dhe ne kemi ndikimin më të madh sa u përket këtyre vendeve të Ballkanit. Padyshim ju sot mund ta shikoni Shqipërinë dhe mund të shqetësoheni për krizën politike në Shqipëri, në mënyrë të veçantë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore. Por duhet të bëjmë një dallim çfarë është vendosur më herët mes Shqipërisë dhe BE, vendimit unanim të BE duke përcaktuar 5 prioritetet kyçe që janë zbatuar nga Shqipëria. Sidomos në çështjen e reformës në gjyqësor. Po zhvillon një reformë në drejtësi me magnitudë të paprecedent. 

Nuk mund ta fajësojmë Shqipërinë që për shkak të kësaj reforme disa gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese janë pezulluar. Do të ishte e padrejtë për ti fajësuar autoritetet në lidhje me këto zhvillime. Padyshim ne nuk mund të injorojmë krizën e brendshme politike që ka pasur një farë ndikimi te vendet anëtare për vendimin e tyre ditën e sotme. Shpresojmë që deri në tetor do të ndryshojë mendimi i disa vendeve anëtare në lidhje me Shqipërinë. Duhet të shohim gjithmonë pjesën plot të gotës dhe jo pjesën poshtë të saj”

Ndarja e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut?

Komisioneri tha se deri tani nuk është ndarë çështja e zgjerimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por vendimi për këto dy vende do duhet që të merret në grup.

Të dy vendet i kanë plotësuar detyrat e tyre, kanë përmbushur kushtet që u janë kërkuar. Unë nuk mund të jap garanci, por ne i kemi dëgjuar me kujdes të gjitha pretendimet e vendeve anëtare dhe ato e çmojnë se tepërmi Maqedoninë e Veriut dhe janë besimplotë. Më duhet të them se ishte një deklaratë mjaftë e qartë, e sinqertë e Ministrit gjerman Roath, se Bundestagu gjerman nuk ka pasur kohën e duhur për të shqyrtuar progres raportet e paraqitura nga KE, ndaj dhe ne duhet ti respektojmë institucionet demokratike të Gjermanisë”

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.