Jozefina Topalli shpërthen ndaj Bashës: Një demokrat nuk djeg shkolla e mandate, s’ka frikë nga zgjedhjet

Ish-kryetarja e Parlamentit dhe figura historike e PD ka reaguar pas incidenteve në Shkodër ku iu vu flaka një shkollë ku mbaheshin materiale zgjedhore.

Përmes një statusi në facebook, Topalli është shprehur kundër vendimit të PD për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Topalli kundërshton vendimin e opozitës për djegien e mandateve dhe protestat e dhunshme, ku nuk kanë munguar as molotovët.

“Djegia e shkolles nuk eshte historia e Shkodres. E kunderta eshte historia e ketij qyteti. Kjo nuk ka ndodhur kurre ne 3 dekada. Nje demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Nje demokrat i vertete nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet. Demokratet nuk kane patur frike ne ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat. Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e democracise. Partia demokratike lindi si enderr e lirise dhe e te drejtes me votu. Ai qe mendon se do pengoje te drejten e votes nuk eshte demokrat. Shqiptaret duan paqe. 3 milion shqiptare nuk mund te mbeten gjate peng te 4-5 veteve”, shkruan Topalli.

Ky është reagimi i parë i Topallit pas protestave të dhunshme dhe vendimit të Metës për të shtyrë zgjedhjet. Në reagimin e saj, Topalli del edhe kundër Berishës, kur thotë se 4-5 vetë nuk mund të mbajnë peng Shqipërinë.

Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.