Dosja “184” u iniciua nga Edi Paloka, prokurori Hajdarmataj fshehu CD-të për 5 muaj

Publikimi i 16 përgjimeve nga gazeta gjermane BILD ka trazuar politikën në Shqipëri.

E gjithë saga e “Dosjes 184”, ku është përfshirë në përgjime edhe Kryeministri Rama, ka nisur në 19 shtator 2016, pas një kallëzimi të Edi Palokës, për vepra penale të Krimit Elektoral.



Në 23 nëntor 2016, dosjen e merr në dorë prokurori Besim Hajdarmataj, i cili kryen 2 vjet përgjime, deri në 19 shtator 2018. Pas përgjimeve, janë regjistruar emrat e 7 personave dhe nuk është kryer asnjë veprim për ti shoqëruar.

Në datën 20 Janar 2017, ka nisur tanskriptimi i përgjimeve  të “Dosjes 184”, dhe ka vazhduar deri në shtator të 2018, shkruan gazeta SHQIP. Në ktë periudhë kohe, janë kryer disa veprime të pjesshme hetimores sipas urdhërit të prokurorit Hajdarmataj. Pas kësaj, prokurori i çështjes, Besim Hajdarmataj, transferohet në Pogradec dhe çështjen e merr Klodian Braho.

Në tetor 2018, Klodian Braho urdhëron transkiptimin e plotë të CD-ve dhe verfikimin  e rrethanave të ngjarjes. Skandali thellohet më tej, pasi në kohën kur Hajdarmataj u largua nga Krimet e Rënda, ai dorëzoi një inventor të njëanshëm, duke dorëzuar zbardhjen e përgjimeve, por jo CD origjinale.

Në datën 8 shkurt 2019, pra 5 muaj pasi u largua, Besim Hajdarmataj dorëzon 57 CD. Pikërisht këtu lind edhe dyshimi, se audio-përgjimet mund të kenë mbërritur në zyrën e Partisë Demokratike.

Është e njëjta skemë si në “Dosjen 339”, ku edhe aty ishte i përfshirë Besim Hajdarmataj.

Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.