A i është hequr pasaporta diplomatike Bashës dhe krerëve të opozitës? Ministri sqaron vendimin

“Krerët e opozitës jo parlamentare, me përjashtim të Monika Kryemadhi, duhet të dorëzojnë pasaportat diplomatike, për ndryshe do të ndalohet në pikat kufitare nga policia. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, kreu i PR Fatmir Mediu, kreu i PDK Nard Ndoka, kreu i LZHK Dashamir Shehi, kreu i PAA Agron Duka dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule nuk kanë të drejtë më të pajisen me pasaporta diplomatike”.

Kështu do të raportonin mediat këtë të martë. Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj pranoi se Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri, (nr. 389, datë 12. 6. 2019) për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit por nuk foli me emra të përveçëm.





Sa i përket pasaportave diplomatike janë… Për pasaportat diplomatike që janë mbajtur në shprëputhje në kriteret ligjore ka një proces. 300 pasaporta diplomatike janë shpallur të pavlefshme. Nuk mund të flas me emra këtu, se janë shumë por mund të them se këto pasaporta do të jenë të përdorshme deri në 31 dhjetor. Nuk mund të flas me emra, unë nuk merrem me emra por merrem me procesin”, tha ministri i jashtëm në Detyrë.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi kanë të drejtë të pajisen me pasaportë diplomatike sipas vendimit të fundit të qeverisë nr. 389, datë 12. 6. 2019.

Berisha pajiset për shkak të statusit të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit. Sipas vendimit të ri, ish-presidentët, ish-kryeministrat dhe ish-kryetarët e Kuvendit mund të pajisen me pasaporta diplomatike.

Në listën e re, përpos kategorive të tjera, është përfshirë bashkëshortja e Presidentit, duke bërë që këtë privilegj ta gëzojë Monika Kryemadhi. Kjo e fundit e humbet këtë privilegj si kryetare e LSI, por përfiton për shkak se është bashkëshortja e Ilir Metës





Comments are closed.