Zbardhet mashtrimi me ilaçin, Çausholli gjobitet me 10 fishin e përfitimit abuziv

Gjobë 10-fishin e përfitimit abuziv nga shitja e medikamentit “Soludamin”, të cilën kompania farmaceutike “CFO Pharma” e ka shitur me një çmim shumë më të lartë se sa e kishte miratuar Komisioni i Çmimeve të Barnave duke falsifikuar edhe pullën.

Agjencia e Barnave pasi ka investiguar të gjithë tregun farmaceutik dhe ka marrë informacionin e nevojshme në të gjitha depot farmaceutike pritet që të presë këtë të hënë fletë gjobën ndaj “CFO Pharma”.

Burime nga kjo Agjenci thonë se grupi i punës është marrë me çështjen e “CFO Pharma” është në mbyllje të këtij procesi dhe ende nuk bën me dije se sa është shuma e gjobës dhe përfitimit abuziv që ka pasur “CFO Pharma”.





Pas transmetimit në Top Channel të një kronike mbi abuzimin e “CFO Pharma” në lidhje me tregtimin e Soludaminës 18 herë më shtrenjtë se sa çmimi i përcaktuar, Agjencia e Barnave nisi të investigonte në tregun farmaceutik ku gjeti sasi të konsiderueshme të medikamentin me të cilin CFO Pharma abuzonte.

Ligji për barnat në rastet e kundërvajtjeve administrative siç konsiderohet ky rast ka të përcaktuar qartë se shitja me çmime më të larta nga ato të përcaktuara nga Komisioni i Çmimit të Barnave dënohet 10 fishin e vlerës së përfituar padrejtësisht.

Por përveç gjobës, që Agjencia e Barnave ka në tagrin e saj, konkluzionet e raportit të bërë bashkë me krimin ekonomik i janë vënë në dispozicion Prokurorisë, pasi të ndërrosh pullën e barit përbën shkelje penale dhe për këtë drejtuesi i kompanisë farmaceutike Nadir Çausholli do të ndiqet penalisht. Kujtojmë se Çausholli vetëm para pak kohësh u dënua me burg, pasi u përfshi në skemën e mashtrimit nëpërmjet skemës së rimburismit ku sipas përllogaritjeve dëmi financiar i shkaktuar Buxhetit të Shtetit ishte mbi 1.5 miliardë lekë.





Comments are closed.