VIDEO/ Rama konfirmon përgjimin e BILD: Këtë bisedë do e bëja prapë, ja roli i Arben Keshit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish me anë të një postimi në Twitter, teksa sqaron rolin e Arben Keshit, që sipas  “BILD” është drejtor në Ministrinë e Brendshme.

Por Rama në Twitter thekson se Arben Keshi, ka qenë kandidat në Komunën Maqëllarë deh s’ka punuar në polici.

“Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë! Çfarë gënjeshtre: AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë”

Kryeministri shkruan se përgjimi është gatuar nga shërbëtori i Sali Berishës në prokurori.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.