“Trupi u gjet mbi ujë”/ Vdes turistja në Vlorë (Emri)

Mbytet një pushuese në plazhin e vjetër të Vlorës. Gruaja rreth 70-vjeç siç bën me dije “BalkanWeb” është parë të pluskojë mbi ujë mëngjesin e sotëm.

Kanë qenë pushuesit e tjerë ata që kanë hyrë për t’i dhënë ndihmën e parë gruas së identifikuar si Shota Baci. Pavarësisht ndihmës, mësohet se gruaja nuk ka mundur të mbijetojë.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia. pritet që trupi i pajetë i 70-vjeçares t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.