Tmerr në ajër/ Shkulen sediljet e avionit të linjës Prishtinë-Bazel, ka të lënduar (VIDEO)

Një incident ka ndodhur në fluturimin e linjës Prishtinë-Bazel, ku kanë mbetur të lënduar 10 persona.

Sipas mediave zvicerane, avioni Boeing i kompanisë “ALK Airlanes” që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel pati turbulenca të mëdha 20 deri 25 minuta para uljes. Incidentin e ka konfirmuar për 20 minute zëdhënësja e Aeroporti në Basel, Vivienne Gaskell.

Ajo ka thënë se aeroplani që kishte në bord 121 pasagjerë është ulur në orën 20:07 dhe 10 persona menjëherë janë dërguar në spitalin e qytetit të Baselit.





Një lexues ka thënë për “20 minuten” se nga turbulencat e forta edhe karriget kane dalë nga vendi dhe disa persona kanë pësuar lëndime serioze.





Comments are closed.