Rama reagon sërish për përgjimet e BILD: Skandali është gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas publikimi të 16 përgjimeve nga gazeta gjermane BILD.

Në reagimin e dytë në pak minuta, kreu i qeverisë shkruan se përgjimi është i gatuar nga shërbëtori i Saliut në prokurori, duke nënkuptuar prokurorin Besim Hajdarmataj.



“Ky është i gjithi një skandal i turpshëm,i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori+një birbo tjetër që doli cullak nga Vetingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s’kanë hetuar asgje!”, shkruan Rama.

Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.