Përgjimet e “Bild”/ Reagojnë Krimet e Rënda: Do nisim hetimet për…!

Pak minuta pas publikimit të përgjimeve nga revista gjermane “Bild”,  Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a i K.penal.

Po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara.





Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron, se po ndjek me kujdes situatën e paprecedentë të krijuar që ka cënuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit.

Ndërkohë, për Prokurorinë mbetet problem nxjerrja e përgjimeve dhe madje për këtë edhe në rastin e parë kanë nisur hetime nga ana e Prokurorisë.





Comments are closed.