“Lutju Allahut”/ Gjendje kritike, ulërima dhe lot, ja pamjet nga tmerri në avionin Prishtinë-Bazel (Foto+Video)

10 persona mbetën të plagosur si pasojë e turbulencave në një avion të linjës Prishtinë-Bazel. Mësohet se në bordin e aeroplanit Boeing të kompanisë “AKL Airlines” kanë qenë 121 pasagjerë të cilët kanë pësuar tronditje gjatë turbulencave.

Një burrë kosovar, teksa ishte në gjendje kritike dhe udhëtarët në bord bërtisnin, ai mundohej ta qetësonte gruan e tij duke i thënë “Lutju Allahut”. Burri ka deklaruar se në aeroplan u krijua situatë kaotike, ku të gjithë qanin dhe bërtisnin.





“Të gjithë qanin, bërtitnin. Ekuipazhi na thanë që të qëndrojmë të qetë”, ka rrëfyer burri i Mirjetës i cili është njëri nga dhjetë të lënduarit që po trajtohet në spitalin e Bazelit.

Raportohet se turbulencat në aeroplan nisën 20 deri 25 minuta para uljes. Pas uljes së aeroplanit në pistë të gjithë të lënduarit janë dërguar për kurim në spitalin e Bazelit.





Comments are closed.