Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Grida Duma e shqetësuar: Po shkojmë drejt diktaturës

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma e pyetur se çfarë po ndodh aktualisht në vend, thotë se pa dyshim Shqipëria po shkon drejt diktaturës.

E ftuar në "360 Gradë", Duma thotë se Shqipëria është në një trajektore shumë të rrezikshme.

DumaE ka emrin shkuarje drejt diktaturës pa asnjë dyshim. Mënyra se si po sillet qeveria me një kryeregjisor siç është Rama. Se kush janë këshilltarët, nga i merr shembujt dhe sa i sigurt është në këtë rrugëtim shumë të rrezikshëm që po çon vendin dhe veten, pa dyshim që do të mbetet në përgjegjësinë e tij.

Vendi është në një trajektore që nga pikëpamja e regjimit është më shumë se diktatoriale, sepse mjetet sot në përdorim janë më të sofistikuara se në diktaturat primitive. Ka fytyrën e njerëzve që nuk kanë formalizma, kanë emra kriminelësh, pushteti dhe parash. Shqiptarët sot shohin një teatër tragjik. Pushteti është duke u përdorur në emër të një individi që është në krye të shkatërrimit të vendit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore