Beteja epike! Pitoni gjigand gllabëron të gjallë krokodilin (FOTO)

Një betejë epike, në tokën e krijesave të frikshme. Ajo është kapur nga kamerat e GG Wildlife Rescue Inc në Queensland të Australisë.

Protagonistë janë, një piton gjigand dhe një krokodil po aq i frikshëm, i cili për fatin e tij të keq e humb betejën dhe përfundon i gllabëruar nga gjarpri.

Ky lloj pitoni është një nga zvarranikët më të mëdhenj dhe jeton në moçalet e errëta australiane, ndërsa në momentin kur gllabëron krokodilin e ujërave të ëmbla, shihet sesi goja e tij zgjerohet frikshëm.

Fotot tregojnë pjesën më të madhe të krokodilit me lëkurën e tij me luspa brenda gojës së pitonit. Ishte ushtruesi i kajakut, Martin Muller që vërejti skenën e egër teksa lundronte në kënetat e malit Isa.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.