Zbardhet atentati në Bulqizë, sherri nisi me ish-kryetarin e Bashkisë për çështje morali

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 12:00 në Bulqizë, por që policia nuk e raportoi deri pasdite, kur ish-deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi publikoi në Facebook denoncimin e një qytetari ku thuhej se “i forti” i zonës kishte qenë protagonist.

Sipas denoncimit bëhet fjalë për Albam Tançin, i cili konsiderohet një eksponent kriminal që mbështet Partinë Socialiste në Bulqizë.  Gjunkshi gjithashtu shkruan se në atentatin e sotëm është përfshirë edhe Feruz Shehu, ky mik i Tançit.

Ndërkohë, policia reagoi pak minuta më pas, duke sqaruar se një 41-vjeçar mbeti i plagosur në një atentat me armë zjarri. Sipas policisë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit B.D, i cili është dëmtuar lehtë në dorë dhe pasi ka  marrë ndihmë mjekësore ka dalë nga spitali.


Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim dy vëllezër, pikërisht Alban Tançin 26 vjeç, dhe M.T, 32 vjeç, si autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, që sipas Bluve ka ndodhur për motive të dobëta.

Por, ndryshe nga njoftimi i policisë Gazeta Shqip posedon informacion nga burime të sigurta se pas ngjarjes fshihet një konflikt i hershëm, midis Alban Tançit dhe ish-kryebashkiakut nga PS të Bulqizës, Myfit Duriçi.

Para disa vitesh ish-kryebashkiaku është rrahur nga Alban Tançi dhe Feruz Shehu për një sherr që zanafillën e tij e kishte për çështje morali.

Pak kohë pas këtij sherri ku u rrah Duriçi, shoferi i kamionit që u plagos sot me incialet B.D, i cili është i afërm i ish kryetarit të Bashkisë Bulqizë e ka qëlluar me armë njërin prej personave që e zunë sot në pritë për t’i marrë jetën.

Pra, ngjarja e sotme nuk është produkt i një sherri banal, por një konflikti të hershëm që ka shtyrë Alban Tançin t’i bëjë atentat për ta vrarë shoferin 41-vjeçar të kamionit me inicialet B.D dhe që është i afërm i Duriçit.

Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.