Trump do blejë dy bisha presidenciale, ja si do të duket Air Force One i ri (FOTO)

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka zbuluar se me urdhër të tijin do të ridizajnohet flota e avionëve presidencialë, të njohur si Air Force One. Dizajni i ri, të cilin zoti Trump e tregoi në një intervistë për ABC, tregton se fasada do të ketë një ndryshim të ngjyrës tradicionale me të kaltër dhe të bardhë, që do t’i japë “bishës” së ajrit ngjyra më patriotike.

“Ja ku është Air Force One i ri,” tha ai, duke mbajtur vizatimin e avionëve të kuq, me të bardhë dhe blu.

Ky ridizajnim i avionëve presidencialë do të jetë i pari që nga koha kur Presidenti John F. Kennedy ishte në detyrë.





Kritikët vërejnë një ngjashmëri midis avionit privat të zotit Trump dhe dizajnit të ri të avionëve, të cilin Presidenti e njoftoi për herë të parë vitin e kaluar.

Flota presidenciale përfshin dy avionë identikë, dhe te cilido qoftë presidenti në bord i jepet emri i sinjalit Air Force One.

Boeing 747 kanë qenë në përdorim për gati tre dekada. Aeroplani ka tre kate, dritare të blinduara, zyra mjekësore dhe një kuzhinë që mund të ushqejë 100 vetë në të njëjtën kohë.

Të dy aeroplanët do të vazhdojnë të jenë Boeing 747, të cilat Trump tha se ai negocioi për një çmim prej 3.9 miliardë dollarë. Ata duhet të dorëzohen në vitin 2024 dhe nuk mund të futen në rotacion derisa Trump të largohet nga zyra.

Trump pretendon se avionët e rinj janë shumë më të mëdhenj dhe kanë “një hapje shumë më të madh të krahëve” sesa modelet aktuale.

“Po e bëj këtë për presidentët e tjerë, jo për veten”, tha ai.

Sa i përket historisë, i pari Air Force One Jet, që u përdor nga Presidenti Dwight Eisenhower duke filluar nga viti 1959, kishte një dizajn me ngjyrë të kuqe dhe të artë. Presidenti John F. Kennedy ndryshoi ngjyrat me të kaltër dhe të bardhë, e cila ende përdoret sot.

Rusia, Kina dhe Franca gjithashtu kanë aeroplanë presidencialë të pikturuar me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu.







Comments are closed.