Tension në Bulqizë, “i forti” që përkrah PS plagos me armë një 41-vjeçar

Një plagosje me armë ka ndodhur në “Unazën e Re”, një nga zonat e qytetit të Bulqizës dhe protagonist sipas Partisë Demokratike është  Alban Taçi, i cili konsiderohet si “i forti” i qytetit që përkrah Partinë Socialiste.

Ish-deputeti Xhemal Gjunkshi publikoi i pari ngjarjen duke shpërndarë mesazhin e një qytetari që thoshte: “Z.gjeneral nje ngjarje e rende tentative vrasje ne te hyre qytetit Bulqize, është qëlluar ne drejtim te një kamioni disa here nga Alban Tançi dhe Feruz Shehu ku ka mbetur i plagosur ne dore drejtuesi kamionit. Personat e lartpërmendur ja me rekorde kriminale dhe aktiviste te Rilindjes,policia po bën te pamundurën ta fshehe ngjarjen atentatorët lëvizin me benz c klas me targa fallco italiane dhe me armatim ne çdo kohe dhe policia nuk i bllokon!”.

Ndërkohë, policia reagoi pak minuta më pas, duke sqaruar se një 41-vjeçar mbeti i plagosur në një atentat me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.00, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit B.D, i cili është dëmtuar lehtë në dorë dhe pasi ka  marrë ndihmë mjekësore ka dalë nga spitali.





Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim dy vëllezër, të cilët në bashkëpunim mes njëri tjetrit dyshohet të kenë qëlluar me armë në drejtim të një makine që drejtohej nga një 41-vjeçar.

“Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ekspert të D.V.P Dibër në bashkëpunim me Policinë e Bulqizës, është bërë identifikimi dhe shpallja  në kërkim e shtetasve :  A.T, 26 vjeç, dhe M.T, 32 vjeç, (vëllezër) si autorët e dyshuar të kësaj ngjarje” thotë policia. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur  për motive të dobëta. Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona për kapjen e dy vëllezërve”, njofton policia.





Comments are closed.