Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Reforma në Drejtësi/ Rama paralajmëron arrestimet e kryeministrave, presidentëve, ministrave dhe ish-ministrave

Pas dy javësh, sipas Partisë Socialiste do të zhvillohen zgjedhjet vendore. Ndërkohë, kryeministri Rama vijon fushatën elektorale. Fundjava ka qenë me takime në qarkun e Korçës dhe mesditën e kësaj të diele, Rama u ndal në Maliq.

Duke folur më shumë për opozitën, Rama tha se Vettingu është frika e atyre që ikën nga Parlamenti dhe nuk duan të hyjnë në zgjedhje, por kanë mbetur rrugëve.

Sipas Ramës, dy kapitujt e hapjes së negociatave janë ata me numër 23 dhe 24 dhe bëjnë fjalë për reformën në Drejtësi, duke kërkuar prova, çka nënkupton përballjen me ligjin të të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin dhe prej 30 vjetësh nuk janë ndëshkuar për bëmat e tyre.

Rama paralajmëroi se do të shkojnë përpara drejtësisë, kryeministra, ish-kryeministra, presidentë e ish-presidencë, ministra e ish-ministra. Ndaj, sipas tij, Berisha, Basha, Meta e Monika Kryemadhi kanë këtë frikë dhe ndaj duan të pengojnë Shqipërinë në rrugën e integrimit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore