
PS feston 28 vjetorin me Çuçin dhe Kumbaron, Përmetin e "mbyt" tymi kancerogjen
Socialistët e Përmetit festuan dje 28 vjetorin e themelimit të partisë. Në eventin e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm edhe ministri Bledi Çuçi e deputetja Mirela Kumbaro. Por teksa zhvillohej aktiviteti festiv në një restorant në periferi të Përmetit, ndodhi diçka e pazakontë. Në një fushë tej restorantit nisën të digjen pirgjet me plehra. Shtullungat e tymit kancerogjen po përhapeshin me shpejtësi sipër qytetit. Kjo nuk kaloi pa vëmendjen e folësve në event, pasi Mirela Kumbaro fajësoi kryebashkiakun Niko Shupuli.
"Përmeti që ne duam nuk ka si të jetë Përmeti ku kryetari i bashkisë djeg plehrat. Pikërisht sot. Dhe e bënë tymin e zi, ashtu siç janë ata vetë. Ndërkohë në Përmet sot ka plot turistë. Por cili është ai kryetar bashkie që pengon turistët të sjellin të ardhura, që shpenzojnë para në Përmet. Si mund të jetë i tillë një kryetar bashkie? Megjithatë neve nuk na bën gjë tymi, as tymi i plehrave as tymi i molotovit. Ne do t?i japim Përmetit një kryebashkiake tjetër në 30 qershor", tha Mirela Kumbaro.
Ministri Bledi Çuçi theksoi se do të ketë ndëshkim me burg sipas Kodit Penal për këdo që cënon procesin zgjedhor.
"Nëse do tentojnë të minojnë procesin zgjedhor me çfarëdo lloj mënyre, me kërkesa, me tym pa tym, i pret vetëm burgu, vetëm ndëshkimi penal sipas ligjeve në Shqipëri. Në këto ditë që na kanë mbetur të gjithë duhet të flasin me njerëzit e tyre për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe të mos mashtrohen nga propaganda e opozitës që thotë se nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor", tha Çuçi.
Shihni më poshtë pamjet e tymit kancerogjen që përhapet në të gjithë qytetin. Ne e kemi denoncuar këtë masakër mjedisore tre muaj më parë, por fakti që vazhdon do të thotë se nuk është marrë asnjë masë nga Inspektoriati i Mjedisit në Gjirokastër apo institucionet e tjera të varësisë.


Vidhet kompania në Durrës, arrestohet roja: Nuk njoftoi Policinë
Historia e plotë >

“Plazh publik me 5 yje”/ Rama nxjerr pamjet nga ‘Lungomare 2’ (Video)
Historia e plotë >

Plagoset me armë zjarri 34-vjeçari në Kavajë
Historia e plotë >

Covid-19 goditi më fort burrat, vdekjet e meshkujve në vend u rritën me 69%
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Dokumenti/ LSI kallëzon në SPAK ministrin Peleshi dhe 3 drejtorët lokal...
Historia e plotë >
Fushata zgjedhore në Shqipëri ka arritur pikun, votuesit po bombardohen ...
Historia e plotë >
Apeli i mjekut infeksionist: Po qarkullon një virozë tjetër, mos e ngatërroni me Covid

Studimi/ Një dozë e vetme Pfizer ose AstraZeneca u jep shumë antitrupa personave që...

Franca merr vendimin e ri për Johnson&Johnson, EMA reagon zyrtarisht mbi vaksinën
Zgjedhje 2021



Basha në Paskuqan, socialisti pret me gërshërë kartën e anëtarit të PS
Historia e plotë >
