Nesër 16 përgjime/ Rama i trembet BILD, shpërthen ndaj ish-prokurorit të Dosjes 339

Kryeministri Edi Rama duket se nuk e ka pritur aspak mirë lajmin së java e parafundit e fushatës për zgjedhjet e 30 qershorit do të nisë me një “bombë” tjetër nga Gjermania.

Fakti që në Shqipëri po bën jehonë postimi i Peter Tiede se do të publikoj në “BILD”, 16 përgjime të reja të Dosjes 339, e ka trembur kryeministrin dhe bëri që në Pogradec ai të shpërthente kundër prokurorit (Besim Hajdarmataj), që sipas tij ia dha përgjimet PD-së.

“Edhe përgjimet që dolën, dolën nga valixhja e mbyllur. Në vend që të hetoheshin dhe të ndëshkoheshin të gjitha ata që kanë apo s’kanë lidhje me çfarë thonë dhe nga sa pason në të vërtetë prova. Ai prokurori famëkeq i njohur si shërbëtor i familjes së Sali Berishës në vend që t’i hetohet dhe t’i çonte në gjykatë në bazë provash, kurrë nuk e bëri”, tha Rama nga Pogradeci.





Por, kryeministri për asnjë çast nuk e mohoi vërtetësinë e përgjimeve, veçse u morr me faktin që rivalët e tij i kanë “eskportuar” deri te BILD.

“Hapin valixhen, e nxjerrin përgjime, i hedhin në Gjermani dhe duan ta bëjnë për budalla popullin duke thënë i zbuloi Gjermania, në vend që hetimet të dalin këtu. Për ta drejtësia ka qenë gjithmonë një bisht i interesave të tyre familjare, partiake dhe asnjëherë një mekanizëm që duhet të funksionoj në rrugën e një vendi që bëhet shtet. Dhe sot duan përsëri që populli t’i hapë rrugë atyre siç dikush i hap rrugë budallait kur i shfaqet përballë”, theksoi ai.





Comments are closed.