Me foto/ Kush ishin tre anëtarët e familjes Bibaj që humbën jetën në aksident

Rruga Elbasan-Tiranë, tek rrethrrotullimi i qendrës tregtare TEG u përgjak në orët e para të mëngjesi të ditës së sotme. Tre viktima dhe dy të plagosur ishte bilanci i aksidentit tragjik. Të tre anëtarë të të njëjtës familje. Viktimat e aksidentit ishin: Bardhok Bibaj, 62 vjeç, Mirditë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, bashkëshortja, Valentina Bibaj 54 vjeçe Mirditë dhe vajza e tyre, Florida Bibaj, 22 vjeçe. Të tre kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Xhuliana Bibaj e bija, 26 vjeçe ndodhet në gjendje kritike për jetën, gjithashtu edhe drejtuesi i mjetit Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, në gjendje të rëndë për jetën. Policia konfirmon se vazja Xhuljana nuk ka vdekur. Fillimisht u raportua se kishte ndërruar jetë, por më pas ajo kaloi në vdekje klinike dhe tashmë është në gjendje kritike për jetën.



©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.