Kush do e bëjë ’97? Tallet keq Rama: Çuni Fahros me shokun e Gridës, apo…?!

Pasi bëri një rezyme të tezave që artikulon thuajse në çdo takim elektoral, ku vendosi reformën në drejtësi në krye të arsyeve pse katërshja Meta-Berisha-Kryemadhi-Basha duna të pengojnë integrimin e vendit në BE, Edi Rama pyeti në Pogradec se kush do e bëjë ’97 e dytë që pretendon Presidenti.

Dhe përgjigjen ironike e dha po vetë, dukë bërë personazh Klevis Balliun dhe Ervin Salianjin.

“Ku është ’97 këtu, kush do e bëjë? Apo është ky djali i Faros bashkë me atë shokun e Gridës që ishin atje të rruga bashkë me njerëz të lodhur. Apo janë ata që dolën atje në Librazhd, që sot morën dënimin me burg që është gjynah se nuk i nxori as mamaja, as babai, as halli i familjes po Profesor Spaho”, pyeti Rama.

Por, shefi i qeverisë nuk e kurseu as kreun e Grupit të PD-së, Edmond Spahon, i cili tha sot se kur të vijnë në pushtet do t’i dëshmpërblejnë si të burgosur politik, të ndaluarit gjatë protestave anti-Rama.

“Pash këtë profesorin tim të dashur. Profesor Spaho doli e tha këta janë të burgosur politik, Profesor Spaho i nxori atje në rrugë, dhe shkon sot rehat në shtëpi, kurse ata në shtëpi nuk shkojnë dot. Tani më falni bëhet burg për profesor Spahon. Se e ju e keni pasur deputet këtej nga Liqenasi, Pusteci. Shkojnë e futen sot ca njerëz në burg për Profesor Spahon dhe thotë kur të vijmë në pushtet do t’i shpërblejmë ne. Po këta kanë ikur të gjithë. Mirë u çmendën, po pse të gjithë përnjëherë, pse të gjithë bashkë”, tha Rama.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.