Intervista për “Al Jazeera”/ Meta luan me nervat e Ramës: Kur më zgjodhi tha se s’ka më të…

Në intervistën për “Al Jazeera”, Presidenti Ilir Meta është pyetur lidhur me situatën e tensionuar politike dhe thirrjet për konfrontim që po lëshohen nga të gjitha palët para 30 qershorit.

Gazetari madje i kujtoi atij se duket sikur “sistemi ju ka thithur”, për të dalë te pyetja nëse ishte neutral me vendimin e tij për shtyrjen e zgjedhjeve dhe a mendon se do ta humbasë rolin e “arbitrit” në këtë sfidë mes Ramës në  njërin krah dhe Bashës e gruas së tij në krahun tjetër.

Por, Kreu i Shtetit u përgjigj me fjalët e Ramës në këtë rast, duke i kujtuar se kur e zgjodhi si President ka thënë se më të mirë se ai nuk për t’i garantuar të drejtat opozitës.





Gazetari: Kryeministri Rama vuri në dyshim neutralitetin tuaj gjatë fjalës së tij në Parlament të enjten dhe tha se ju i keni dhënë fund të drejtës për të qëndruar në zyrën e Presidentit të Republikës, sepse ju jeni bërë të njëanshëm në postin tuaj, duke mbështetur qëndrimin e opozitës dhe keni kërkuar anulimin e zgjedhjeve. Qëndrimi i qeverisë është në krahun e kundërt. A druheni se do të humbisni të paktën imazhin e neutralitetit tuaj në shoqëri dhe në opinionin publik?

Presidenti Meta: Jo, unë jam i sigurt se vendimi im gëzon një mbështetje mjaft të madhe në shoqërinë shqiptare dhe opinionin publik, sepse çdo familje shqiptare ishte nën trysni nga kjo situatë konfrontuese dhe njerëzit në përgjithësi nuk dëshironin të shikonin e të ishin dëshmitarë të këtyre lloj zgjedhjeve.

Por dua t’ju bëj me dije se zoti Rama nuk ka arsye për të qenë i zhgënjyer me mua, sepse një nga argumentet e tij më të forta kur më propozoi për President i Republikës, – asokohe ishim edhe partnerë në koalicionin qeverisës, – ishte se ai nuk mund të gjente dikë tjetër më të mirë që do të garantonte të drejtat e opozitës se sa zoti Meta. Dhe duke marrë një vendim të tillë, unë nuk po përpiqem të mbaj anën e partive opozitare, por jam gjithashtu i detyruar të garantoj të drejtat e opozitës në Shqipëri, sepse ky është një parakusht për të garantuar pluralizmin politik, mbi të cilin është ndërtuar i gjithë sistemi kushtetues i vendit. Gjithashtu, pluralizmi politik është i garantuar vetëm nga zgjedhje të lira e të ndershme sipas Kushtetutës së Shqipërisë. Dhe është shumë e rëndësishme gjithmonë t’i kujtojmë edhe Kryeministrit se qeveria ka përgjegjësi më të mëdha, sepse ka përgjegjësi për të gjithë vendin dhe gjithashtu për të gjithë qytetarët e këtij vendi, të cilët janë taksapagues dhe kontribuojnë në buxhetin që menaxhohet nga kjo qeveri.

Thënë kjo, shpresoj se qeveria dhe Kryeministri do të reflektojnë në mënyrë konstruktive në ditët në vazhdim dhe do t’i shërbejnë interesit më të mirë të vendit.

Gazetari: Pyetja e fundit. A gëzon Kryeministri Rama besimin dhe mbështetjen tuaj si kreu i qeverisë së këtij vendi?

Presidenti Meta: Kjo është një pyetje të cilës i jam përgjigjur më parë, kur e kam dekretuar si Kryeministër i Shqipërisë. Prisja që ai me kalimin e kohës në atë detyrë të ishte me fleksibël dhe bashkëpunues me opozitën, sepse para së gjithash, sfidat me të cilat përballet vendi mund të adresohen me sukses vetëm duke u bazuar në bashkëpunim më të gjerë. Dhe pres që ai ta lërë pas këtë retorikë përçarëse që e përdor aq shumë dhe që nuk po ndihmon mundësinë e një konsensus më të gjerë, por edhe politikat më gjithëpërfshirëse që vendi të jetë më i bashkuar.





Comments are closed.