Goditën eskortën e Ramës në Librazhd, merret vendimi për krerët e PD

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot të aplikojë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy krerët e PD-së lokale në Librazhd dhe Prrenjas, pasi së bashkua kanë qenë në krye të grupit që ndaloi eskortën e kryeministrit Edi Rama të hynte në qytet për takimin elektoral, ku u prezantua kandidati për kryebashkiak.

Bujar Vreto dhe Arjan Karriqi do të mbeten në burg, ndërsa është vendosur masa “detyrim paraqitje” për ish-deputetin e PD Aurel Bylykbashi. Prokurori Ritvan Suka kishte kërkuar arrest me burg për të, por gjyqtari Taulant Tafa vendosi lirimin e tij.

Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në tubime të paligjshme, pengim të qarkullimit, pengim të subjekteve zgjedhore.





Rama pritet me protestë në Librazhd!

Protesta anti-Rama në Librazhd/ Momenti i përplasjes me FNSH, eskorta e Ramës devijon mes tensionit në rrugën dytësore!

Publiée par Gazeta Shqip sur Jeudi 13 juin 2019

Ata janë:

– Bujar Vreto, 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd) në arrest me burg

– Aurel Bylykbashi, 53 vjeç, nga Elbasani (ish deputet i PD)lirohet

– Erlind Gurra, 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd) lirohet

– Arjan Karriqi, 43 vjeç, nga Prrenjasi (Kryetari i Degës së PD-së, Prrenjas) në arrest me burg

– Leonard Ozuni, 31 vjeç, nga Piskashi; (sekretari i PD-së, dega Prrenjas)lirohet

– Bujar Kojku, 54 vjeç, nga Librazhdi në arrest me burg burg

– Dashamir Boja, 47 vjeç, nga Shtërmeni në arrest me burg burg





Comments are closed.