Gazetari i BILD lëshon bombën e radhës: Nesër publikoj përgjime të reja

\Gazetari gjerman i gazetës Bild, Peter Tiede,  që pak javë më parë publikoi disa përgjime që shkaktuar tërmet në politikën shqiptare, ka paralajmëruar se nesër do të publikojë të tjera pjesë nga dosja 339. Në një reagim në Facebook, Tiede shkruan se  nesër pasdite në Bild do të publikohen përgjime për krimin elektoral në Shqipëri.

“Përgjime të reja për krimin elektoral në Shqipëri: Nesër pasdite…. Si Shqiptar unë do të shikoj në bild.de të hënën pasdite“, shkruan gazetari në një postim në Facebook. Edhe pse ai nuk ka dhënë shumë detaje, mësohet se nesër pritet që të publikohen 16 përgjime që janë pjesë e dosjes 339.

Kujtojmë se pak javë më parë prestigjiozia gjermane “Bild” të publikoi disa audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/″ një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë. Në përgjime dëgjohej Astrit Avdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS. Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar. Po ashtu Avdyli zhvillon dhe një bisedë telefonike me Dakon.


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.