FOTOLAJM/ Spahiu: Në Shqipëri, policia dhe forcat speciale “mbrojnë” të çmendurin

Ish-deputeti i LSI, Përparim Saphiu ka postuar në Facebook një foto, ku shihen dhjetëra efektivë policie të grupit të FNSH-së që mbajnë larg eskortës së kryeministrit Edi Rama, një grup protestuesish opozitarë në Pogradec.

“Nuk jemi në Venezuelë as në Korenë e Veriut, por në mes të Europës, në Shqipëri! Policia dhe forca speciale shoqërojnë në çdo takim “elektoral” Kryetarin e Partisë Socialiste”, shkruan ish-deputeti, ndërsa fotoja të lë përshtypjen e një zone në konflikt e sipër.

Sipas Saphiut, “policia që paguhet nga taksat tona, që ka detyrë të mbrojë rend dhe qetësi, të arrestojë e çojë në pranga kriminelë, është vënë e gjitha në shërbim të një të çmenduri”.









Comments are closed.