“Filxhani i Lindës thotë se është mërzitur për Elisën”, betejë ironie mes Balliut dhe Ramës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi rastin që ndodhej në zonën e tij elektorale për t’u tallur duke e ironizuar vazhdimisht, ish-deputetin e Pogradecit Klevis Balliu.

Me filxhanin “në brez”, Rama sajoi një histori fallxhoreje që e vuri në gojën e Monika Kryemadhit, e cila i tregonte fatin botuesit Fahri Balliu, babait të ish-deputetit të PD që në fund doli se do bëhej Ministër i Drejtësisë nga Ilir Meta.





Por, Balliu nuk e ka lënë pa përgjigje duke e sulmuar po me ironi kryeministrin, për të cilin thotë se po e “tradhton” filxhani i Lindës, pra bashkëshortes.

Me një status në “Facebook”, Balliu shprehet se kryeministri  Rama sot zhvilloi një miting me karrige bosh dhe i  braktisur nga qytetarët.

KARRIGET BOSH NË MITINGJET E RAMËS NË POGRADECSipas filxhanit të Lindës që ja more Sorosit ajo është mërzitur për Spiropalin dhe ti je i tmerruar për përgjimet që sjell Bild nesër. Dhe sipas filxhanit ti me 30 qershor do bësh zgjedhjet e Noc Rrokut jo vetëm në Pogradec por në mbarë Shqipërine

Publiée par Klevis Balliu – Faqja Zyrtare sur Dimanche 16 juin 2019

Ai shton mes tjerash se shefi i qeverisë është i tmerruar nga përgjimet e reja, të cilat siç tha gazetari i “Bild”do të publikohet nesër pasdite.

“KARRIGET BOSH NË MITINGJET E RAMËS NË POGRADEC Sipas filxhanit të Lindës që ja more Sorosit ajo është mërzitur për Spiropalin dhe ti je i tmerruar për përgjimet që sjell Bild nesër. Dhe sipas filxhanit ti me 30 qershor do bësh zgjedhjet e Noc Rrokut jo vetëm në Pogradec por në mbarë Shqipërine”- shkruan Balliu.





Comments are closed.