‘Edi po rrezikon integrimin”/ Rama zbut tonet për Maqedoninë, tregon në Pustec mesazhin e Zaev

Mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ekziston një miqësi e fortë, për shkak edhe të raportit personal midis kryeministrave Edi Rama dhe Zoran Zaev.

Por së fundmi ka pasur disa tensione për shkak të asaj që do të vendosë Brukseli për negociatat, pasi Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet por duket se po mbetet peng i situatës së rënduar politike në Shqipëri.

Së fundmi ka pasur edhe deklarata për ndarjen e dy vendeve nga BE në procesin e integrimit, por kryeministri Edi Rama në takimin elektoral në Pustec ka zbutur tonet, duke e nisur me një mesazh mbështetës për të dhe komunitetin nga homologu Zaev.





“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë dy partnerë të ngushtë. Ne punojmë së bashku për të mirën e qytetarëve tanë. Shumë shpejt do të jemi aleatë në NATO dhe e ardhmja e përbashkët është në BE. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë vendet e kombeve shumë të afërt me njëri-tjetrin. Ne jetojmë së bashku krah-përkrah, respektojmë njëri-tjetrin dhe dallimet tona dhe rrisim së bashku mirëqenien se qëndrojmë krah përkrah në të mirë dhe të keq”, thuhet në mesazhin e Zaev që Rama e lexoi para komunitetit në Pustec.

Ai gjithashtu premtoi se pas zgjedhjeve të 30 qershorit, qeveria do të investojë në disa projekte shumë të rëndësishme për zonën minoritare që shtrihet buzë Prespës.

“Jo vetëm që s’kemi dëgjuar askund ndonjë fjalë të keqe, por përkundrazi kemi dëgjuar vetëm mirë dhe jam i bindur se kjo është zgjedhja e duhur, më e mira. Për këtë ka nevojë komuniteti, që i bashkuar më 30 qershor duhet të votojë për Palin dhe ju siguroj se ne do të bëjmë çmos t’ju mbështesim. Ne e dimë shumë mirë që këtu mungon uji, kanalizimet. Një projekt 4.6 milion euro me Bankën Gjermanë për Investim po diskutohet. Ne kemi dhe Zaroçkën që e kemi përfshirë në 100 fshatrat dhe kemi shumë besim se duke krijuar disa mundësi dhe pas 4 viteve do të mund të krijojmë një ndryshim të prekshëm”, tha Rama.





Comments are closed.