“Do e fusni me duart tuaja në qeli”, Basha mesazh të fortë policisë dhe gjyqtarëve

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat ka reaguar pas dhënies së masës arrest me burg për katër nga 7 të arrestuarit në Librazhd, të cilët tentuan t’i bllokojnë rrugën Edi Ramës për mbajtjen e mitingut.

Kreu i selisë blu është shprehur se këto arrestime kanë për qëllim dhe të trembin qytetarët. Por ai theksoi se PD nuk do të ndalet dhe as vrulli i qytetarëve që i shtohen protestës dita-ditës.

Basha në vijim dha dy mesazhe paralajmëruese tepër të forta për Policinë e Shtetit dhe gjyqtarët, duke thënë se do të jenë ata që do e fusin me duart e tyre Edi Ramën në qeli.

“Dua t’ju drejtohem gjyqtarëve dhe policëve të Elbasanit, ju e dini fare mirë se çfarë është ligji dhe drejtësia, se është kriminale që një prokuror  dhe një gjyqtar të braktisë ligjin dhe t’i shërbejë politikës dhe krimit. Rama mund t’ju ketë premtuar se do t’ua falë korrupsionin dhe shkeljet ligjore, se do ta kaloni vetingun, ndërsa unë dua t’ju premtoj se shpejt do ta shoqëroni Edi Ramën para drejtësisë. As njerëzit dhe as unë nuk do ta harrojmë dhe as falim krimin dhe korrupsionin tuaj”, tha Basha.

Ndërkohë, policisë ai i kujtoi se PD s’do të lejojë që “fundi i Edi Ramës të bëhet me kosto për Shqipërinë”, për të cilën tha se pushteti aktual do që të jetë vëllavrasja.

“I bëj thirrje institucioneve ligjzbatuese, refuzoni të dhunoni popullin dhe të bëni krime në emër të Edi Ramës. Nuk do të na thyeni dot, drejtësia është në anën e njerëzve ju jeni në anën e krimit, Avdylëve, Dakos, Shullazëve, Bajrave dhe shumë të tjerëve. Ju jeni në anën e Edi Ramës, një hajduti të kriminalizuar që do ta ketë fundin e keq. Ju keni ende kohë të reflektoni. Ne do të vazhdojmë dhe do t’i fusim frikën në palcë mercenarëve të Edi Ramës. Forca jonë është e pathyeshme, sepse ne jemi e drejta dhe luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ata janë zvarranikë që kanë vjedhur gjithçka”, deklaroi ai.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.