“Ai do luftë, do ketë vëllavrasje”, Basha zbardh planin e frikshëm të Edi Ramës

Kryedemokrati Lulzim Basha doli sot padite në një konferencë për mediat pak orë pasi gjykata vendosi të lërë në burg dy krerët e PD-së lokale në Librazhd dhe Prrenjas, pasi sulmuan eskortën e kryeministrit gjatë turit elektoral.

Basha tha se metodat që po përdor Edi Rama janë të tilla, që qeveria kërkon të  çojë vendin në luftë, duke nxitur vëllavrasjen.

“Edi Rama po kërkon të nxisë dhunë masive, luftë midis qytetarëve, dhe vëllavrasjen midis shqiptarëve. Për këtë arsye ai po nxit policinë, për të prodhuar ngjarje që nxisin revoltim. Këtë qëllim ka dhunimi i zyrtarëve të PD dhe burgosja e qytetarëve. Motoja e Edi Ramës është që tani çdo gjë të sakrifikohet, të rrënohet vetëm që ai të ruajë karrigen”, tha Basha.





Por sipas liderit të opozitës, ky është një plan i dështuar që do të sjellë fundin e Ramës.





Comments are closed.