“Vdiq truproja e Ramës”/ Pas denoncimit të Berishës, Ministria e Brendshme zbulon të vërtetën

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha shkroi se një nga truprojat e kryeministrit Edi Rama ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Por në lidhje me këtë deklaratë të tij, ka reaguar Ministria e Brendshme. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar ministria hedh poshtë pretendimet e ngritura nga Berisha, duke theksuar se këto lajme të rreme po krijojnë një klimë pasigurie në vend

Reagimi i Ministrisë

Ministria e Brendshme fton median e përgjegjshme dhe opinionin publik që të jenë shumë të kujdesshëm me insinuata të kësaj natyre haluçinante, të cilat kanë shpesh herë të njëjtin burim dezinformimi dhe që synojnë vetëm një gjë: krijimin e një klime pasigurie dhe paqartësie në vend.

MB i kujton opinionit publik se nga i njëjti burim, që ka publikuar së pari insinuatën e sotme, vetëm përpara pak ditësh, u përhapën trillime monstruoze që synonin të kompromentonin Policinë e Shtetit dhe t’i ngarkonin asaj paturpësisht përgjegjësinë për goditjen e dy protestuesve gjatë protestës së datës 2 qershor 2019, të cilat, siç u provua botërisht, kishin ardhur nga protestues të tjerë.

MB fton mediat që kanë publikuar këtë insinuatë kaq flagrante dhe në shpërfillje të plotë të parimeve profesionale të gazetarisë që të distancohen nga praktika të tilla, që të përgënjeshtrojnë njoftimin e dhënë dhe të marrin masa që në të ardhmen të mos ndodhin më raste të ngjashme dezinformimi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.