Tmerr në Gjermani/ Shqiptari ther me thikë gruan brenda në makinë (FOTO)

Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në qytetin Fulda të Gjermanisë. Burri 55 vjeç ka vrarë gruan e tij 52 vjeçe duke e qëlluar disa herë me thikë. “Reporteri.net”, nga burime të afërta me viktimën mëson se çifti janë burrë e grua shqiptarë nga Lipjani i Kosovës, por me banim në Fulda të Gjermanisë.

Mediat në Gjermani kanë raportuar për rastin, duke thënë se burri kishte qëlluar disa herë gruan e tij me thikë, brenda makinës së tyre në një auto-parking.

Një dëshmitar e kishte parë aktin e përgjakshëm dhe menjëherë kishte thirrur policinë, e cila kishte arritur menjëherë në vendngjarje.

Gruaja 52 vjeçe e plagosur ishte dërguar shpejt në spital, ku i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike, por nuk kishte arritur tu mbijetojë plagëve.

Burri që kreu krimin u kishte thënë vetë kalimtarëve që të thërrasin policinë dhe ishte arrestuar nga patrullat e policisë pa rezistuar.

Prokurori Fulda dhe shtabi i policisë në Osthessen sipas mediave gjermane po hetojnë shkakun që kishte shtyrë deri te vrasje.

Patrullat e policisë, të njoftuara nga dëshmitarët, kur arritën në vendin e krimit, gjetën në makinë burrin që kishte kryer krimin, i ulur pranë gruas së tij të plagosur rëndë.

Gruaja u mor nga shërbimi i ambulancës dhe u dërgua në një spital, ku vdiq gjatë operacionit emergjent.

“Reporteri.net” ka mësuar edhe identitetin e dhe viktimës, dhe bëhet fjalë për B.H 55 vjeç dhe gruan e tij S.H 52 vjeçe, nga Lipjani i Kosovës.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.