Hetimet/ Zbulohet se si u përgjua Suela Musta me një pronar kabllori në Elbasan

Tri ngjarje kriminale ku implikohej fisi famëkeq Çapja u arrit të dokumentohen me prova ligjore pas hetimeve intensive 1-vjeçare, hetime që nxorën në pah edhe një rast korrupsioni  të kryer nga punonjës të zyrave të shtetit.

Anëtarja  e Autoritetit të Mediave Audiovizive, tashmë e shkarkuar, Suela Musta u vu në pranga pasi nga përgjimet e Prokurorisë rezultonte e implikuar në raste mitmarrjeje në dhënien e licencës së kabllorit për njërin nga personat që hetohej për veprimtari kriminale në qytetin e Elbasanit.

Sipas prokurorisë nga përgjimet, ka rezultuar se shtetësja ‘Suela Musta anëtare e bordit te AMA-s, rezulton e përfshirë në bisedime me shtetasin A.N., nga të cilat rezulton se bisedojnë mes tyre për uljen e gjobave të vëna për subjekte të ndryshëm që transmetojne në territorin e Republikes së Shqiperise’.

“Nga ana e shtetases S.M. i jepet informacion shtetasit A.N. në lidhje me uljen e masës së gjobave dhe faljen e tyre për subjete të ndryshme. Nga hetimet rezulton se shtetësja S.M. merr përsipër të ketë ulur gjobën për një subjekt nga 20 milion në dhjetë milione leke, se mundohet të ndikojë tek anëtarët e tjerë të bordit për përkrahje të subjekteve të caktuar, për heqje gjobash apo mosvendosje gjobash. Nga verifikimet e para siç është këqyrja e website-it te AMA-s. rezulton se me date 14.11.2018 subjektit Tv-…. i është vënë me vendimin nr. 29 një gjobë në shumen prej 130 000 leke. Me vendimin nr 18 datë 06.02.2019 kjo gjobe është hequr nga bordi i AMA-s duke pranuar ankimin e bërë nga subjekti”, thuhet mes të tjerash në dosjen e prokurorisë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.