Lajm i fundit/‘Far West’ në Lushnjë, dy të rinj përplasen me armë në mes të shëtitores

Konflikti mes dy të rinjve për pak është kthyer në tragjedi në Lushnjë. Të rinjtë janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin, më tej janë nxjerrë armët ku nga të shtënat, plumbat kanë kapur dy automjete të parkuara aty pranë.

Ngjarja ndodhi këtë mbrëmje rreth orës 22:15 në një zonë mjaft të frekuentuar në shëtitoren e hyrjes veriore të Lushnjes.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes  dhe ka ngritur postblloqe për të kapur personat e konfrontuar me armë.


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.