“Dembel, llafazan, gjumash”/Rama bën telef Lulzim Bashën: E kam xhan, por duhet t’i themi ca gjëra

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorë të qytetit të Korçës në kuadër të fushatës elektorale, përmendi edhe dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve. Duke u ndalur tek argumenti i dhënë nga Meta se ka sinjale për përplasje më 30 qershor dhe ndaj e mori këtë vendim, Rama tha se zgjidhja është shumë e thjeshtë.

Sipas kreut të qeverisë, Meta duhet t’i kërkojë bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së të tërhiqet nga këto skenare, ashtu sikundër edhe ish-kryeministri Sali Berisha të bëjë të njëjtën gjë me Lulzim Bashën, kryetarin e PD-së.

Rama i shoqëroi këto deklarata me batuta të shumta ku Kryemadhit ju drejtua si fallxhorja, dhe Bashës si kukulla, të dy në duart e Metës dhe Berishës, që sipas tij kanë orkestruar këtë plan politik. Rama nuk e ka kurseye as këtu ironinë për rivalin e tij Lulzim Basha që sipas tij është Dembel, llafazan, gjumash.


“Luli është Dembel, llafazan, gjumash. E kam xhan por duhet t’i themi ca gjëra. Dhe mos ja vini re kur bërtet, i bërtet vetes që të zgjohet nga gjumi”, thotë Rama.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.