Lajm i fundit/ Rama miting, PD antimiting – acarohet keq kryeministri (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar tubimin elektoral të radhës në Mallkastër ku është pritur me protesta nga Partia Demokratike.

Në terren kanë zbritur vetë Luan Baçi, Enkelejd Alibeaj dhe kryetari i bashkisë Agron Kapllanaj, të cilët po drejtojnë tubimin rreth 100 metër larg vendit ku Rama po prezanton kandidatin.





Ndonëse policia ka siguruar që hyrja në qytet e shefit të qeverisë të jetë e lehtë, nuk po arrin të ndalojë vuvuzelat dhe boritë e makinave që gumëzhijnë pa pushim gjatë fjalës së Ramës.

Edhe kryeministri duket se është acaruar prej tyre, pasi ka ashpërsuar tonet nga podiumi, duke kërkuar burgosjen e Ilir Metës dhe Sali Berishës pas ngritjes së SPAK.





Comments are closed.