Lajm i fundit/ Rama e thotë troç: Saliu dhe Iliri “kurbani” i integrimit, gati burgu! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në një atmosferë të tensionuar në Ballsh, ku ka prezantuar kandidatin për bashkinë, ka bërë një deklaratë që edhe pse indirekte la të kuptohej shumë për fatin e integrimit të vendit në BE.

“E kanë me negociatat për anëtarësim në BE. Nëse çelen negociatat, hapi i parë është hapja e dy kapitujev të parë të bizedimeve dhe janë kapitujt e drejtësisë. Dhe në kushtet që ne kemi ngritur institucionet e vettingut, nëse hapim negociatat BE nuk do na kërkojnë ça kemi në letër. Po do na thonë sa është i gatshëm sistemi juaj i drejtësisë të hetojë dhe ndëshkojë ata që për 30 vite ka qenë të paprekshëm”, tha shefi i qeverisë duke ju referuar atyre që duan sipas tij të pengojnë reformën në drejtësi.

Deklarata shumë e fortë e Ramës la të nënkuptuar se do të ketë “kurban” për hapjen e negociatave dhe këtu përmendi politikanët e 30 viteve të shkuara, normalisht duke drjetuar gishtin nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Ilir Meta.

Ai madje solli si shembull vendet që janë anëtarësuar në BE, duke thënë se kanë arrestuar ish-ministra, Presidentë dhe ish-Presidentë.

“Duhet të shikoni ecurinë e vendeve që janë integruar në BE për të kuptuar si kanë dënuar ministra, ish-ministra, presidentë, ish-Presidenta, sepse sistemi nuk varet nga politika dhe s’bën dallim kush është më i gjati, kush është më i shkurtri. Ndaj ju e dini shumë mirë se ç’i pret këta që janë organizator të kësaj gjullurdie, që prej muajsh mbyllin baskitë këtu, edhe ujësjellësat dhe nisen për Tiranë e djegin atje shkrepsen te kazani i plehrave.Dhe pamja atje mbërrin në Evropë dhe përhapet atje ideja seç ça negociata duan këta ku është ngritur populli kundër një qeverie kriminelësh”, tha Rama.

Dhe në fund kryeministri shtoi: “Kjo u jep arsye të gjithë atyre që s’duan të vazhdojnë me procesin e zgjerimit dhe negociatat. Zgjedhja është shumë e thjeshtë, o të gjithë bashkë në rrugën pa krye të Saliut, Lulit, Ilirit dhe Fallxhores, ose ata në rrugën e  tyre pa krye dhe populli shqiptar bashkë me PS në rrugën e pakthyeshme për ta bërë Shqipërinë një vend të denjë evropian”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.