Grida në superformë, Dhurata s’ndërron pantallonat – çfarë s’u pa nga mbledhja e PD (Foto)

Pasditen e sotme, në seliën e Partisë Demokratike u mblodh Kryesia, teksa Lulzim Basha me tone të ashpra iu kundërpërgjigj Edi Ramës duke thënë se kreu i PS u ka shpallur luftë demokratëve dhe Shqipërisë.

Në këtë mbledhje u vendos edhe 21 qershori si data e protestës së radhës, por përveç vendimeve të rëndësishme politike ishte “parakalimi” i deputetëve dhe anëtarëve të tjerë të Kryesisë ai që rrëmben vëmendje.

Si gjithmonë sytë kanë shkuar te Grida Duma, performanca e së cilës nuk zhgënjen asnjëherë. Edhe pse e veshur serioze, ish-deputetja është si gjithmonë sharmante dhe tepër në formë.





Ajo që ka zhgënjyer me look-n është Dhurata Çupi.

Ish-deputetja e Dibrës duket sikur ka një garderobë të vakët, pasi mban veshur të njëjtat pantallona me ngjyrë jeshile, që kishte veshur edhe në mbledhjen e 4 ditëve më parë.

Foto në mbledhjen e 4 ditëve më parë

Me të vetmin ndryshim që këtë herë shoqërohej nga Xhelal Mziu dhe jo nga Gert Bogdani.





Comments are closed.