Ç’po ndodh? Vazo me kanabis para godinës së qeverisë, një i ndaluar (FOTO)

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ në Prishtinë, i cili vendosi një bimë kanabisi në vazo para objektit të Qeverisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka vendosur një vazo ku kishte të mbjellë kanabis. Është kontrolluar në lokacionin e tij ku ka pasur edhe 51 (pesëdhjetë e një) copë bimë kanabis. I dyshuari kishte të meta mendore ku posedonte dokumente të mjekut”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt dhe rekomandon për kontrollim mjekësor.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.