“90 mijë euro për ekzekutimin”/Vrasja e Oliver Ivanoviç në Veri, mediat serbe përfshijnë edhe emrin e Kadri Veselit

Një media në Serbi, e quajtur “Ekspres” ka shkruar mëngjesin e sotëm për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, dhe kanë thënë se vrasja e tij ishte paguar 90 mijë euro, derisa këtu e përmendën edhe emrin e kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Një media serbe mëngjesin e së premtes kanë publikuar një artikull ku thuhet se kanë informata se vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviç në Kosovë, u pagua 90 mijë euro.

Artikulli thotë se “Ismet Osmani me nofkën “Curri” dhe partneri i tij Nezedin Zeka me nofkën “Luli” ia kanë dhënë 90 mijë euro Partisë Demokratike të Kosovës, për ta vrarë liderin e SDP’së, Oliver Ivanoviq.”

Sipas mediumit, vrasësi i Ivanoviqit ka arritur nga shtetet perëndimore përmes Malit të Zi, e për çka është ndihmuar nga njerëzit e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në momentin kur kanë dyshuar që Ismet Osmani po bashkëpunon me shërbimet sekrete serbe lidhur me hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, atëherë Prishtina zyrtare e ka arrestuar atë.

“Informacioni i siguruar nga shërbimet serbe të sigurisë tregon se një vrasës nga jashtë është angazhuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, i cili erdhi në Kosovë përmes Malit të Zi. Vrasja e Ivanoviqit u krye me mbështetjen e plotë logjistike të anëtarëve të SHIK’ut. Për këtë veprim, janë paguar 90,000 euro “, thotë një burim i mediumit.

Shërbimet serbe të sigurisë, thuhet tutje në shkrim, dyshojnë se ato para janë përdorur për ta paguar çmimin për vrasjen e Ivanoviq.

Hetimi për vrasjen e Oliver Ivanoviq vazhdon të zhvillohet në dy fronte kundërshtare. Nga njëra anë, autoritetet në Prishtinë kanë arrestuar tre qytetarë serbë të Mitrovicës, ndërsa i katërti Milan Radojçiq, vazhdon të jetë në listën e kërkimit pasi ai iku për në Beograd.

Si informacion portali serb paraqet se inspektorët e shërbimit serb, kishin gjetur se vrasja e Ivanoviq ishte paguar 90 mijë euro, para këto që thotë se kishin shkuar në kurriz të Partisë Demokratike të Kosovës, të udhëhequr nga, siç e kanë shkruar, “i gjithë fuqishmi Kadri Veseli”, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.