Spiropali reciton poezi për Haxhi Qamilin: Meta dhe Berisha po ideojnë luftë civile

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali tha nga Presidenti ka shkelur rëndë parimet kushtetuese, duke shdekretuar datën e zgjedhjeve.

Nga foltorja e Kuvendit, Spiropali recitoi një poezi të viteve 1914, kur në Shqipëri mbretëronte princ Vidi.



Elisa Spiropali: Akti i Ilir Metës është një atentat i pastër kushtetues që sulmon Republikën ku cenon rëndë të drejtën e zgjedhjes së shtetasve. Këta janë mësuar të bëjnë me Kushtetutën, ligjin dhe shqiptarët s’i kanë dashur. Më 30 qershor do të përballen me murin e lartë të ligjit ku do të thyejnë hundët.

Ilir Meta shkeli parimin e unitetit kombëtar. Me vendimin e tij, Ilir Meta dëshmoi se mund të nxjerrësh Presidentin nga kulla e LSI-së, por nuk mund të shkulësh LSI-në nga zyrat më të larta të shtetit. Shkeli parimin e sovranitetit të popullit. Presidenti u zgjati mandatin tej kushtetues.

Ai tenton ta justifikojë aktin e tij duke thënë se synon të shmangë përplasjen civile. Cilën përplasje civile? Atë që e ideon në shpi dhe parti? Atë që e ideon me mikun e tij Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

“Krisi pushka e gjëmoi moti
Kujton austriaku se u bë qiameti,
Nuk është kiamet po është murtanë,
Vjen Kavaja me gjithë Tiranë
Gajret çuna dhe ju faltë Zoti,
se Princ Vidin se zë moti.
Se Princ Vidin se zë moti,
kemi lejnun o prej baroti
Mal mbi mal këndon bilbili
Trim mbi trima Haxhi Qamili
Haxhi baba me vegjëli, qiti vidin me 12 mij”.

Kjo lëvizje e cila ngjan kryekëput me këtë, sigurisht që nuk mund të përsëritet.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.