“Shpallet revolta popullore, në 8 qershor Meta ndaloi një goditje terroriste”!

Zhvillimet e fundit në vend kanë shtuar edhe riorganizimin e strukturave të opozitës. Së fundmi, Lëvizja Socaliste për Integrim ka thirrur një mbledhje të Komitetit të saj Drejtues, që ka diskutuar aksionet politike të ditëve të ardhshme.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e akuzoi Edi Ramën, si një të sëmurë patologjik, që gjithçka të arritur e ka jo me forcën e tij, por me kompromise, me pagesë, me kërcënim e shantazh dhe blerjes së moralit të gjithkujt.

Duke folur për shifrat dhe rolin e LSI në zgjedhjet e vitit 2013, Kryemadhi tha se shqiptarëve do u rikthehen vizat dhe kjo vetëm për faj të Edi Ramës dhe bandës së tij kriminale.

Kapja e shtetit, krimi, droga, korrupsioni dhe mosfunksionimi i shtetit do të krijojnë destabilitet për Ballkanin dhe Europën-tha Kryemadhi. “Rama është një hajdut i madh” – deklaroii kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nuk la pa vënë një dukje edhe një fakt tjetër. Sipas saj, ditën e protestës, pikërisht atë ditë kur Ilir Meta vendosi të anulojë datën e zgjedhjeve ishte planifikuar një goditje terroriste në njerëz, pavarësisht se ai grup në protestë mund të ishte edhe një grup provokativ.

Për LSI nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve-tha Kryemadhi, por vetëm standardi, për të mos votuar nën presion, nën trysni. Në fund të fjalës së tij, Kryemadhi përmendi edhe pazarin, që sipas saj, po e kërkon Edi Rama për të shpëtuar kokën e tij.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.