“S’më largojnë dot mallkimet e Monës, e molotovët e Bashës. 2 ustallarët e kanë qitjen më të largët. Preja e tyre është…”

Kryeministri Rama ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të Presidentit Ilir Meta se gjithçka po e bën me vetëdije të plotë për të minuar hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Ilir Meta e ngriti absurdin si shtangë.  Pse Ilir Meta e bëri këtë ndërhyrje të hatashme antikushtetuese? Nuk është vetëm kërcënim për republikën parlamentare por edhe për filozofinë botërore.





Tamam atë ditë kur SHBA kishte dënuar publikisht dhunën duke treguar me gisht dy persona Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhin si përgjegjës për gjithçka do të ndodhte në protestën e 8 qershorit. Veprimi i tij nuk ishte rrufe në qiell të hapur, por një hap më tej për të minuar hapjen  e negociatave. Mendojnë se mund të më largojnë me mallkimet e Monikës dhe molotovët e Bashës e kanë gabim, 2 ustallarët e kanë qitjen më të largët. Preja që kërkojnë është Shqipëria”, tha Rama.





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.