Rama akuza Metës: I fle lepuri në bark, ka frikë nga drejtësia

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendimi për të shkuar në zgjedhje më 30 qershor është e keqja më e vogël që I ndodh vendit. Sipas tij, opozita nuk merr pjesë pasi ka frikë nga rezultati, por mbi të gjitha nga refor

“Akti i Ilir Metës është prova më ulëritëse e lepurit që fle në barkun e frikës jo vetëm nga zgjedhjet, por në radhë të parë nga drejtësia. Jemi të detyruar ta marrim këtë kosto. Zgjedhjet pa ata janë e keqja më e vogël, por shtyrja e zgjedhjeve sepse ata nuk janë në zgjedhje do të ishte e keqja më e madhë për vendin në terma afatgjatë. Jemi viktimë e zgjedhjes së kundërshtarëve për të braktisur garën. E mbajmë mend, kur të njëjtit njerëz, të udhëhequr nga i njëjti zjarrvënës Sali Berisha dhe i ndjekur nga dembeli më I madh Lulzim Basha, ikën nga parlamenti”, tha Rama në Kuvend.





Gazeta SHQIP





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.