Rama 1 orë fjalim kundër Metës në Kuvend, presidenti bën lëvizjen e radhës

Ndërkohë që në parlament vijon debati prej disa orësh për shkarkimin e presidentit, vetë Ilir Meta vijon takimet me partitë e tjera në lidhje me datën e zgjedhjeve.

Mësohet se presidenti Ilir Meta është takuar pak minuta më parë me Koço Kokëdhimën, kreun e “Lëvizjes Zgjidhja”. Theksojmë se Kokëdhima është një nga kundërshtarët e Ramës.



Po kështu presidenti i vendit do të vijojë me takimet edhe partitë e tjera të vogla në vend në lidhje me ngërçin politik dhe caktimin e datës së zgjedhjeve.  Dje në darkë Meta zhvilloi një takim për këtë çështje me aleatët e PD-së në Presidencë.  Pas takimit, kreu i LZHK-së tha për mediae se nuk kishin propozuar asnjë datë. Sipas tij, data do të vinte si rezultat i një marrëveshjeje të madhe politike në vend. Metën e takoi edhe Paskal Milo.

 

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.