“Pimë pak verë, pastaj…”/Zbardhet dëshmia e ish-ushtarit, personi i fundit që pa gjallë 17-vjeçarin e mbytur në Këlcyrë

Egli Dosti

Mëngjesin e sotë 17-vjeçari Matia Rizallari u gjet i pajetë në lumin Vjosë.

Adolesheshti ishte deklarua i humbur nga familjarët prej të dielës së 9 qershorit kur sipas të dhënave ai kishte dalë nga shtëpia e gjyshërve ku jetonte në fshatin Bedyqas, një zonë e banuar shumë pranë Këlcyrës.

Dyshimet e familjarëve të adoleshentit u lidhën me shokun e tij Egli Dosti, rreth 25 vjeç, një ish-ushtar me pagesë, i akuzuar për dezertim, me të cilin ai shoqërohej dhe që ishte personi i fundit me të cilin është parë 17 vjeçari.





Sot janë zbardhur edhe dëshmitë e dhëna në polici nga 25 vjecari si personi i parë që e pa gjallë adoleshentin.

Matia Rizallari

“Isha me 17-vjeçarin, pimë pak verë. E dija që ai nuk dinte not dhe i thashë ‘hajde të të hedh unë nga ana tjetër e lumit’. Pastaj nuk e pashë më”,- mësohet të jetë shprehur Dosti.

Egliter Dosti mësohet se ka dhënë një dëshmi të dytë, pasi në dëshminë e parë është shprehur se nuk ka qenë me 17-vjeçarin ditën që ai ka humbur.

Por në dëshminë e dytë të dhënë para autoriteteve, Dosti ka pranuar që ishte me Matian, para 5 ditësh, kur ai humbi kontaktet me familjarët.

 





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.