Paralajmërimi i Bashës: Zgjedhjet e 2017 u blenë me paratë e krimit. Sot Shqipëria po shkon drejt grushtit të shtetit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu e cilësoi situatën politike në vend si në rrezik për grusht shtetit. Basha iu rikthye zgjedhjeve të fundit të vitit 2017 që sipas kryedemokratit u diktuan nga krimi i organizuar dhe paratë e pista të drogës.

“Shqipëria po shkon drejt një grushti shteti me Edi Ramën në pushtet. Në këto kushte kur nuk ka asnjë iluzion e pikë dyshime se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u diktuan nga krimi i organizuar, paratë e drogës, kërcënimi i votuesve nga shit-blerja masive e votës, nga Avdylajt në Shijak tek Shullazët, nga Bajrat tek Habilajt nga Sanxhaktarët tek bandat e çobenjve në Korçë”,- tha ai.





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.