Në kuvend diskutohet shkarkimi i tij/Meta kërkon reflektim nga aktorët politikë: Të bëjmë çdo përpjekje për…

Në një kohë që në Kuvend prej disa orësh po diskutohet shkarkimi i tij presidenti Ilir Meta ka zgjedhur rrjetet sociale për t’iu drejtuar aktorëve politikë në vend.

Presidenti Ilir Meta shprehet se “Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë” për të mos humbur, sipas tij, momentin historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës. Përmes një statusi në Facebook Meta e quan këtë një detyrim moral të politikës ndaj popullit



“Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë! Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut. Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit, detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Europa”, shkruan Meta në rrjetin social.

Në orën 17:00, Presidenti Ilir Meta ka njoftuar një konferencë për shtyp.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.